Pakistan, rrëzohet një aeroplan pasagjerësh (Video)

Mediat lokale raportojnë se aeroplani ra në një zonë të banuar duke dëmtuar disa shtëpi dhe automjete.

Një aeroplan i kompanisë ajrore “Pakistan International Airlines” me mbi 90 pasagjerë në bord është rrëzuar në jug të Pakistanit në qytetin Karachi.

Duke cituar zyrtarë të vendit, mediat lokale raportojnë se aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Jinnah” në Karachi përderisa ishte duke u ulur.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje mbi viktimat.

Pamjet e transmetuara në transmetuesin lokal Geo News treguan retë e tymit që dilnin nga mbetjet e djegura të aeroplanit. Disa automjete po ashtu u kapluan nga zjarri.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani ra në një zonë të banuar duke dëmtuar disa shtëpi dhe automjete.

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet