Pagjumësia nga rrjetet sociale ”pushton” adoleshentët

Telefonat e zgjuar dhe mediat sociale po ndikojnë gjithmonë e më shumë në cilësinë e një gjumi të dobët ose të një pagjumësie të vërtetë.

Këto janë disa nga problemet e adoleshentëve të theksuara nga sondazhi ”Adoleshentët dhe mënyra e jetesës”, i kryer nga Instituti i Kërkimeve për Adoleshencën prezantuar sot në Milano.

Studimi u zhvillua midis viteve 2018 dhe 2019 te mbi 2.000 studentë. Nga sondazhi doli se rreth 60% prej tyre telefonin e parë celular e kishin pasur në moshën  10-11 vjeç dhe mbi 28% para moshës 10.

Përdorimi i mediave sociale është gjithashtu rezultoi i hershëm: 54% kishin pasur qasje në moshat 11 dhe 12-vjeç dhe 12% para moshës 10-vjeç.

“Të qenit vazhdimisht i varur psikologjikisht nga gjykimi i të tjerëve i bën ata të pasigurt deri në pikën e ndryshimit të mënyrës së komunikimit me njëri-tjetrin”, deklaroi Maurizio Tucci, president i institutit ”Adolescenza”.

Në mesin e mediave sociale, Facebook dhe Ask Fm janë në rënie, ndërsa Instagram, Snap Chat, Telegram dhe Tim Crush janë në rritje.

Kategoritë
ShëndetësiTë ndryshme

Të ngjajshmet