Pagat e zyrtarëve publik dalin në dhjetor, ministri pret sqarim nga gjykata se cili ligj është pezulluar

Të martën është krijuar një konfuzitet lidhur me pagat që do t’i marrin zyrtarët publikë, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo, pasi që në media qarkulloi lajmi se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar për tre muaj zbatimin e Ligjit për pagat e zyrtarëve publikë, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi nga dhjetori i këtij viti.

Sipas njoftimit, ky institucion  ka pezulluar për tre muaj zbatimin e Ligjit për pagat e zyrtarëve publikë, shkruan Indeksonline.

Sipas kërkesës së Avokatit të Popullit kundër këtij ligj, pas ankesave të sindikatave të disa ndërmarrjeve publike në vend, Gjykata Kushtetuese vendosi sot për pezullimin e zbatimit të këtij ligji.

“Gjykata vendosi njëzëri që: I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e miratimit të këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Por, Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit së Financave në dorëheqje, Bedri Hamza, për Indeksonlinen, ka bërë të ditur se Ligji për pagat në sektorin publik  dhe Ligji i pagave për zyrtarët publikë janë të ndryshëm.

Rafuna ka thënë se Kushtetuesja zyrtarisht, nuk ka pezulluar Ligjin për pagat, por gjaë ditës Ministria e Financave pret një shkresë zyrtare ka institucioni përkatës se për cilin ligj bëhet fjalë.

“Ne zyrtarisht ende s’kemi pranuar asnjë informatë, ne jemi informuar vetëm nga mediat. Ndërsa aq sa jemi  të informuar, prapë po e cek nga mediat, që është pezulluar Ligji për zyrtarët publikë, por jo për pagat.

Është Ligji i administratës, agjencive, Ligji për zyrtarët publikë dhe Ligji për pagat. Deri sot, aq sa kem informata, në Gjykatën Kushtetuese ka shkuar Ligji për zyrtarët publikë, prapë prej medias jo zyrtarisht jemi informuar se Ligji për pagat është pezulluar por ne presim që gjatë ditës do ta pranojmë edhe aktin zyrtar dhe do të shofim se cili ligj është pezulluar dhe për sa kohë është pezulluar”, ka thënë ai.

Nëse shikojmë njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, ajo ka dhënë vendimin për Ligjin nr. 06/L-114 për zyrtarët publikë, ndërsa Ligji nr.06/L-111 është për pagat në sektorin publik, që nuk është përmendur fare në shkresë.

Kujtojmë se, sipas afateve ligjore, nga ky muaj punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. Në bazë të këtij ligji, pagat në sektorin publik janë rritur për 70 për qind të punëtorëve./Indeksonline/

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet