Pacolli: Zvicra, shtëpia e diasporës kosovare

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në një takim me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, theksoi mundësitë për të zgjeruar miqësinë më mes të dy vendeve

“Sot zhvillova një takim të mrekullueshëm me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe. Ne do të punojmë për të promovuar më shumë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare dhe për të zgjeruar miqësinë tonë. Zvicra ishte ndër vendet e para që mbështeti pavarësinë e Kosovës”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi