Pacolli pranon kopjet e Letrave Kredenciale nga ambasadori i ri turk

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jash​tme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e Letrave Kredenciale.

Në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në të ardhmen, sidomos në fushën e ekonomisë.

Ministri Pacolli i ka shprehur mirëseardhje diplomatit turk dhe i ka uruar suksese në detyrën e re, duke theksuar që Kosova vazhdimisht ka pasur përkrahjen e  Turqisë në procesin e shtet-ndërtimit dhe në shumë procese tjera, dhe i ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale me shtetin mik të Turqisë.

Nga ana e tij, ambasadori Sakar ka shprehur falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellë gatishmërinë personale për të kontribuar për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet