Pacientja me kancer të tiroides paralajmëron: ”Mos injoroni kurrë këtë ndryshim në qafë”

Në postimin e saj të titulluar “Kanceri i Tiroides”, Brown shpjegon se fotoja në të majtë është shkrepur nga i vëllai gati një vit para se ajo të diagnostikohej me kancer të tiroides. “Mund ta shikoni qartë gjëndrën në qafë, këtu në foto. Pavarësisht kësaj, ne nuk e vumë re në atë kohë”, shkruan ajo.

Brown shpjegon se gjëndra në qafë ishte një shenjë e dukshme e kancerit të tiroides, diçka që ajo kurrë nuk e kishte vërë re para diagnozës.“Ju lutem, kontrolloni qafën”, këshillon ajo lëxuesit. “Shumë ciste të tiroides kanë beninje, megjithatë ka edhe malinje”. Të miat nuk ishin beninje, për fat të keq”.

Sugjerimi i Brown nuk duhet injoruar. Më shumë se 30 milionë amerikanë kanë çrregullime të tiroides dhe më shumë se 60 mijë diagnostikohen me kancer të tiroides çdo vit. Simptoma më e zakonshme e kancerit të tiroides është gjëndra e fortë në qafë. 2 në 3 raste të kancerit të tiroides shfaqen tek njerëzit nën moshën 55 vjeç, dhe 75% e këtyre rasteve shfaqen tek femrat.

Mos humbisni: Kanceri i tiroides, shenjat që nuk duhet t’i injoroni Nuk dihet akoma me siguri çfarë e shkakton kancerin e tiroides. Për momentin, gjëja e parë që mund të bëni për të mbrojtur veten është të lexoni sa më shumë informacione mbi kancerin e tiroides, mund ta nisni paraprakisht me 4 shenjat e kancerit të tiroides që femrat nuk duhet të injorojnë kurrë dhe mos të injoroni çfarëdolloj ndryshimi që vëreni në qafë.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet