Ozil mbeti jashtë skuadrës së Arsenalit në Ligën e Evropës

Ozil nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin londinez që nga marsi

Mesfushori gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit në Ligën e Evropës të UEFA-s e cila u shpall sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trajneri Mikel Arteta gjithashtu nuk ka përfshirë mbrojtësit Sokratis Papastathopoulos dhe William Saliba në skuadrën e tij 25 anëtarëshe.

Ozil nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin londinez që nga marsi.

Ai u bashkua me Arsenalin në vitin 2013 dhe ka shënuar 44 gola dhe 77 asiste në 254 ndeshje për “topxhinjtë.

Ozil më parë ka luajtur për ekipet gjermane Schalke dhe Werder Bremen si dhe për Real Madridin.

31-vjeçari ishte gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës të Gjermanisë në vitin 2014.

Arsenali ka gjashtë ndeshje në grupe të Ligës së Evropës kundër Rapid Wien të Austrisë, Molde të Norvegjisë dhe Dundalk të Irlandës.

Fazat e grupeve do të fillojnë më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet