Ozil kërkon ndihmë për foshnjën me sëmundje të rrallë

“Me dhurimin tuaj dhe RT (retweet), ne mund ta shpëtojmë atë së bashku”, tha Ozil në një postim në faqen e mediave sociale.

Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, të hënën kërkoi ndihmë për një foshnjë që lufton me një sëmundje të rrallë neuromuskulare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të doja të përdorja shtrirjen time këtu në Twitter për të ndihmuar Metehan. Metehan është diagnostikuar me Atrofi Muskulare Spinale, një çrregullim gjenetik. Me dhurimin tuaj dhe RT (retweet), ne mund ta shpëtojmë atë së bashku”, tha Ozil në një postim në faqen e mediave sociale.

Ozil, 31 vjeç, është shtetas gjerman me origjinë turke. Ai ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën Botërore në Brazil- FIFA 2014.

Djali turk 11-muajsh me banim në Mbretërinë e Bashkuar, Metehan Fidan, vuan nga atrofia muskulore kurrizore (SMA) dhe i duhet një terapi gjenike e quajtur Zolgensma për t’u rikuperuar.Terapia është e shtrenjtë, e cila kushton 2.1 milionë dollarë, bëri të ditur faqja e internetit e krijuar për trajtimin e Metehan.

Më poshtë shtohet se familja e Metehan po pret ndihmë për fëmijën e tyre, pasi ata “kanë kohën e kufizuar”.

Donacionet për Metehan mund të bëhen në “www.metehansmajourney.co.uk”.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet