Ozil kërkohet në ShBA

Futbollisti i Arsenalit vazhdon të mbetet i kërkuar nga klubi i ligës amerikane MLS, DC United

Mesut Ozil vazhdon të mbetet objektiv i klubeve amerikane.

Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se futbollisti turk me pasaportë gjermane pëlqehet nga klubi i ligës MLS, DC United.

Ish-futbollisti i Real Madridit mbeti jashtë skuadrës së “Gunners” së fundmi dhe gjatë janarit mund të largohet nga “Topçinjtë”

Interesim për veteranin e mesfushës kanë shprehur edhe klubet turke.

Por, me gjasë kampioni i botës me Gjermaninë do t’i kalojë vitet e fundit të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ozil ka dështuar ta tregojë veten në “Emirates Stadium” viteve të fundit.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshme

Të ngjajshmet