Özil: Jam në Arsenal deri në përfundimin e kontratës

“Kam marrëveshje deri në vitin 2021. Jam këtu deri sa të më përfundojë kontrata”, tha Özil në një deklaratë për shtypin britanik.

Ylli i futbollit në ekipin e Arsenalit Mesut Özil tha se do të qëndrojë në klubin anglez deri në përfundimin e kontratës.

“Kam marrëveshje deri në vitin 2021. Jam këtu deri sa të më përfundojë kontrata”, tha Özil në një deklaratë për shtypin britanik, i pyetur nëse dëshiron të largohet nga klubi.

Futbollisti gjerman me origjinë turke, i cili iu bashkua ekipit londinez në vitin 2013 dhe vazhdoi kontratë në vitin 2018, tha se ka menduar me kujdes të madh para firmosjes së marrëveshjes së re.

“Ishte një nga vendimet më të rëndësishme në karrierën time futbollistike. Nëshkrova kontratë jo për të qëndruar këtu 1-2 muaj, por për t’ia dorëzuar Arsenalit ardhmërinë time. Edhe klubi e dëshironte të njëjtën gjë”, tha Özil.

Ai theksoi se edhe pse është duke kaluar në një periudhë të vështirë, këtë do ta shndërrojë në të mirë.

Futbollisti 31-vjeçar tha se është krenar që vesh fanellën e Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur këtu. Kur flas me njerëzit në rrugë, u them se kjo është shtëpia ime dhe se nuk do të shkoj askund”, shtoi Özil.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet