Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq, kërkon hetime për djegien e veturës së Bajqinovcit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

Ajo me këtë rast fton organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit.

“Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

Osmani po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i sotëm i djegies së veturës së kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, tha Osmani.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, në lidhje me sulmin fizik që ka ndodhur ndaj djalit të Nenad Rashiq. Sulmi është dënuar edhe nga kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi