Organizata terroriste PKK/YPG tradhton marrëveshjen 120-orëshe, gjuajtje provokuese ndaj forcave turke

Ushtria e Lirë Siriane (ULS) të mbështetur nga Turqia u përleshën me pjesëtarrët e organizatës terroriste PKK/YPG në disa pjesë të Sirisë verilindore sot.

Të dy palët fajësuan njëra-tjetrën për luftimet që kanë tronditur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.

Turqia ra dakord të enjten të pezullojë operacionet e saj në Siri për pesë ditë, por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të premten se do të rifillojë një operacion në shkallë të plotë kundër organizatave terroriste PKK/YPG nëse ato nuk tërhiqen nga një “zonë e sigurt” e kufirit, përcjellë Gazeta e Re.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se Ankaraja po bashkërendonte me Uashingtonin që marrëveshja të mbahej plotësisht.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet