Organizata Idea për nder të 17 Shkurtit organizoi garën e eseve me temën ” E jona Kosovë”

Me rastin e shënimit të 12-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizatë ‘IDEA´ në Prizren, organizoi një garë me ese me nxënësit të shkollave të mesme të Komunës së Prizrenit. Tema e esesë: “E jona Kosovë”.  Në prani të audiencës pjesëmarrësit e garës interpretuan esetë e tyre, duke përshkuar historinë e vendit, përjetim e shoqërisë, vështërsit dhe shpresat e popullit tonë. Në çdo interpretim reflektuan emocione dhe nxitën mendimin se dashuria për atdheun nuk kompensohet me asgjë tjetër, ajo nderohet vetëm me punë, përkushtim dhe përpjekje.

Organizata “IDEA” në kuadër aktiviteteve të ndryshme kulturore edhe kësaj radhe prizrenasve përjetoi disa çaste emocionale.

Komisioni i përbërë nga mësimdhënësit e njohur të qytet, profesor Gazmend Beqaj, profesor Fatmir Mehmeti dhe profesoresha Agjire Tahiri. Ky komision pas interpretimeve doli me këtë përzgjedhje: vendi i pari i takoi Ermal Thaqit, nxënës i Gjimnazit “Gjon Bozuku”, vendi i dytë Gatinë Himajës, nxënëse e Mjeksisë “Luciano Motroni” dhe vendi i tretë Edona Kryeziut, nxënëse e Medresës së Prizrenit.

Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot u mbajt programi ceremonial për shpalljen e…

Publiée par Organizata IDEA sur Mercredi 19 février 2020

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet