Organizata Idea me sukses përmbylli projektin ”Balkan Youth School”

Me pjesëmarrje dhe interesim të madh dje është mbajtur programi përmbyllës i projektit “Balkan Youth School”, organizuar nga OJQ IDEA në kuadër të projektit me mbështetjen e Presidencës së Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB) pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Në aktivitetin mbyllës të projektit mori pjesë përfaqësuesi  i YTB-së për Ballkanin, Nedim Arslan, Drejtor i Urbanizmit dhe Planfikimit Hapësinor pranë Komunës së Prizrenit, Beni Kizolli, Asamblesit i Komunës së Prizrenit, Cengiz Çesko, përfaqësuesit e shoqërive civile si dhe shumë mysafirë.

Në fjalimin e mbajtur nga kryetari i organizatës Bayram Pomak, është bërë prezentimi i aktiviteteve të organizatës.

”Qysh nga viti i themelimit 7 vite më radhë kemi realizuar trajnime  të ndryshme lidhur me arsimin dhe edukumin duke i anagazhuar ekspertët të fushave të ndryshëm. Deri më sot mbi 600 nxënës dhe student kanë marrë pjesë në projektet dhe aktivitetet e organizatës sonë.Përveç trajnimeve kemi realizuar edhe aktivitete të ndryshme si, debate publike, panele, kampet rinore, shëtitje ndërkombëtare, dhurim të librave për bibliotekat e shkollave, aktivitete për personat me aftësi të kufizuar, dhe programe të bursave për studentë të sukseshëm” tha Pomak.

Pomak njoftoi se kanë pranuar një numet të madh të aplikimeve dhe projektin e njejtë planifikuan të realizojnë edhe në Prishtinë po për shkak të situatës aktivitetet e Prishtinës janë anuluar.

“Në peridhën e aplikimeve  kemi pranuar një numër të madh të aplikuesve, nga 300 aplikantë kemi pranuar vetëm 40. Projekti u planfikua të realizohej edhe në qytetin e Prishtinës por për shkak të situatës i anuluam aktivitetet e Prishtinës dhe projektin e realizuam vetëm në Prizren Me ligjëratat e tyre në trajnime u bashnkagjitën profesorë dhe ekspertë të ndryshëm, nga këto ishin Prof,Dr Musa Musai, Psikolog Enver Çesko, Historian Dr. Shasivar Kabashi, Sociolog Dr.Gëzim Selaci, Sociolog Dr.Ardian Gola, politolog Albinot Maloku, Dr. Fatmir Mehmeti, Dr.Adnan Shala dhe Emir Hukallo” shtoi ai

Në anën tjetër, përfaqësuesi i YTB-së , Nedim Arslan tha se me aktivitete të tilla ku po ligjërojnë profesorët me kualitet të lartë ne po synojmë që ta kontribojmë në zhvillimin e karrierës së studentëve dhe të nxënësve, po ashtu ai theksoi se Republika e Turqisë gjithmonë është pranë shtetit të Kosovës këtë e ka dëshmuar edhe në kohën e pandemisë.

” Synojmë të vazhdojmë mbështetjen tonë për projektet për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë  në Kosovë, të cilën e konsiderojmë si vend vëllazëror, Turqinë mund të konsideroni si shtëpi të dytë pasi që në Turqi gjenden shumë shqiptarë, Turqia gjithmonë do të jetë pranë Kosovës këtë e ka dëshmuar edhe në kohën e pandemisë ku ndihmat e para i ka dërguar në Kosovë ” tha Arslan.

Pas fjalimeve, u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit, në kuadër të projektit do të realizohet edhe një shëtitje disa ditore në Republikën e Turqisë së bashku me të gjithë pjesëmarrësit të projektit.

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet