Organizata Idea filloi implementimin e projektit ”Balkan Youth School”

Organizata IDEA e cila ka njeriun në qendër të vëmendjes dhe që si synim ka rrugën me filozofinë sipas së cilës çdo gjë është për njeriun që prej kohësh ka punuar në vetëdijesimin dhe arsimimin e të rinjve kosovar duke u munduar t’i ofroj atyre një perspektivë më të gjerë dhe njohuri të reja nga fushat të shumta shoqërore, -shkruan Gazeta e Re.

Akademitë të cilët tashmë janë bërë tradicionale tek IDEA po vazhdojnë të zgjerohen edhe më shumë.

Pas një pauze të shkurtës për shkak të pandemisë, sot organizata IDEA ka rrifilluar realizimin e  akademisë “Unë dhe Bota e Re” në kuadër të  projektit “Shkolla Rinore e Ballkanit” (Balkan Youth School) e cila u mbështet nga Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB) pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Pjesëmarrësit në takimin e parë diskutuan për temat ”Intelegjenca shumëfishore” dhe ”Ndikimi i Medias Sot” në praninë e ligjëruesve Prof. Fatmir Mehmeti dhe politologun Albinot Maloku.

Pas përfundimit të akademisë në kuadër të projektit do të realizohet një shëtitje disa ditore në Republikën e Turqisë./Gazetaere

Aktiviteti i parë të projektit ''Balkan Youth School'' u realizua me ligjëratat '' Ndikimi i Medias Sot'' dhe ''…

Publiée par Organizata IDEA sur Lundi 24 août 2020

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet