Orët e fundit të armëpushimit po skadojnë, Erdogan paralajmëron terroristët: Largohuni ose do të godasim më shumë

Ndërkohë që orët e armëpushimit pesë-ditësh po skadojnë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi rreth 1.300 terroristë të PKK/YPG-së nga Siria se ata duhet të largohen nga zonat e sigurta në veri-lindje të Sirisë.

Erdogan u tha gazetarëve përpara nisjes së tij për në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin se 800 terroristë kanë lënë zonat dhe përsëriti se ata do të vazhdojnë sulmin ushtarak me “vendosmëri më të fortë” nëse ata nuk largohen deri në orën 22.00 sipas kohës lokale, raportojnë mediat turke, përcjell Gazeta e Re.

Të enjten Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord një pauzë pesë-ditor, i cili skadon më vonë sot në veri-lindje të Sirisë, për të lejuar pjesëtarrët e grupeve terroriste PKK/YPG të tërhiqen nga “zona e sigurisë” që Turqia dëshiron të vendosë në zonën kufitare.

Erdogan, përpara takimit të sotëm me presidentin rus në Soçi, tha se ai do të diskutojë me Putin se si komiteti kushtetues sirian, i cili do të takohet deri në fund të muajit, mund të kontribuojë në përparimin konkret, raporton Reuters.

Presidenti turk takohet me Putin në ditën kur skadon një pauza e ofensivës antiterrorist pesë-ditor në Sirinë veriore, të arritur me administratën amerikane, për të tërhequr PKK/YPG-të atje 32 kilometra nga kufiri me Turqinë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet