Operohet Shkodran Mustafi nga Arsenali

Sipas deklaratës operacioni ka kaluar me sukses dhe futbollisti 28-vjeçar në tetor do të mund të stërvitet me klubin.

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është operuar pas lëndimit të marrë.

Në deklaratën e bërë nga klubi, futbollisti lëndoi gjurin e djathtë në ndeshjen e FA Kupës të cilën Arsenali e fitoi Manchester City-n me rezultatin 2-0.

Sipas deklaratës operacioni ka kaluar me sukses dhe futbollisti 28-vjeçar në tetor do të mund të stërvitet me klubin.

Mustafi këtë sezon luajti në 27 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet