Operacioni “Burimi i Paqes” nuk do të ndikoj vetëm në stabilitetin e Turqisë dhe të Sirisë, por do të kontribuojë dhe në atë të Ballkanit dhe të Evropës

Shkruan Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Komuniteti ndërkombëtar nuk ka arritur të tregoje vëmendjen e duhur për krizën në Siri. Edhe pse koalicioni ndërkombëtar, pjesë e të cilit janë Kosova dhe Turqia, ka qenë i suksesshëm në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, paqëndrueshmëria, kërcënimi i terrorizmit dhe ikja e sirianëve në drejtim të Turqisë ende po vazhdon. Në fakt, është e ditur që kriza në Siri nuk është e shkaktuar nga DEASH-i, por DEASH-i është vetëm një nga pasojat e krizës që po vazhdon. Përderisa nuk arrihet një stabilitet i përhershëm me një zgjidhje gjithëpërfshirëse ne Siri, është e pashmangshme shfaqja e kërcënimeve të reja si DEASH, veçanërisht në zonat nën përndjekjet të organizatës terroriste PYD/YPG.

Në këto kushte për Turqinë nuk ekziston ndonjë alternative tjetër, përveç asaj që ajo të vazhdoj të ofroj sigurinë e saj. Turqia ka përfunduar me sukses në vitin 2017 dhe 2018 operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, ku një hapësirë prej 4.000 km2 është pastruar nga terrori i DEASH-it dhe PYD/YPG-ja. Më shumë se 360.000 sirianë kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre falë sigurisë dhe rindërtimit që në ofruam në rajon.

Turqia për tete vjet është duke strehuar sirianet, ku numri i tyre ka arritur me shume se dyfishi gjithë popullsisë se Kosovës (3,5 milionë). Kërcënimet terroriste ndaj kufijve te Turqisë janë rritur për arsye se aletet tanë kane bere zgjedhjet e gabuara, pavarësisht paralajmërimeve tona. Ne dy vjetet e fundit pranë kufijve tanë, veçanërisht ne lindje te Eufratit, jemi përballur me qindra ngacmime dhe veprime armiqësore te elementeve te organizatës terroriste PYD/YPG.

Përtej këtyre sulmeve nga tunelet e PYD/YPG-së kontrabandohen eksplozive dhe municione për ne shtetin tone, ku këto materiale i transferohen organizatës terroriste PKK.PYD/YPG, përveç nuk i lejon te kthehen ne shtëpitë e tyre civilet, te cilët kishin ikur nga këto vende dikur për ne Turqi, militantet e DEASH-it qe i mbajnë ne këmbim te lirimit te tyre i kërkojnë te kalojnë ne Turqi dhe aty te organizojnë akte terroriste. Po ashtu PYD/YPG realizon sulme terroriste ne Turqi dhe ne Siri kundër sirianeve. Veçanërisht e ne veriperëndim te Sirisë, edhe burimet e hapura te PYD/YPG-së tregojnë se kane kryer me shume se 220 sulme terroriste.

Në raportet e organizatave te ndryshme ndërkombëtare janë te riregjistruara shkelje e PYD/YPG-së, te drejtave te njeriut, e cila është dega e organizatës terroriste PKK, kjo qe pranohet organizate terroriste nga SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja dhe Kombet e Bashkuara. Shkeljet ne fjale janë rekrutim i detyruar ne ushtri të fëmijëve dhe te rriturve, terrorizmi i atyre qe nuk pranojnë te marrin pjese dhe ndryshimi i strukturës demografike ne rajon.

Megjithëse disa prej aleateve tanë kane hedhur poshtë për ca kohe natyrën e vërtetë te PYD/YPG-së për arsye taktike, vete presidenti Trump e ka ripohuar faktin qe PYD/YPG-ja ne thelb është PKK.

Ndjeshmëria jone ndaj kërcënimit PYD/YPG është dhënë për ne konsiderate të gjithë aleateve, veçanërisht SHBA-se me praninë ushtarake dhe civile ne lindje te Eufratit. Mirëpo, negociatat tona me SHBA-në ne lidhje me shqetësimet tona legjitime te sigurisë dhe për te krijuar një zone te sigurte per te luftuar DAESH-in nuk kane pasur rezultat. Ne te gjitha kontakte tona me aleatet tanë ne theksuam se nuk do te hezitojmë te përdorim te drejtën tone, e cila rrjedh nga Lidhi i Ndërkombëtar për vetëmbrojtje kur është e nevojshme. Kemi përsëritur se nuk duhet pritet te toleroje praninë e terroristeve ne pragun e kufijve te Turqisë.

Ne konsiderate te këtij sfondi Forcat e Armatosura Turke filluan operacionin “Burimi i Paqes” me 9 tetor. Qëllimi ynë është te ofroje sigurinë e kufijve tanë, te neutralizojmë terroristet ne rajon dhe kështu te çlirojmë popullin sirian nga shtypja dhe persekutimi i terroristeve. Operacionet tona kryhen ne baze te respektimit te integritetit territorial dhe unitetit te Sirisë, ne përputhje me te drejtën ndërkombëtare, te drejtën tone për vetëmbrojtje sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe vendimeve te Këshillit te Sigurisë te OKB-së për luftën kundër terrorizmit.

Ashtu sikurse ne operacionet tona te mëparshme, vetëm elementet e terrorit dhe vendstrehimi i tyre, pozicionet, armët, mjetet dhe pajisjet janë ne shënjestër re planifikimin dhe ekzekutimin e këtij operacioni. Janë marre te gjitha masat e nevojshme pe r te mos dëmtuar popullatën civile. Ne te vërtet, mbështetësit e organizatës terroriste PYD/YPG zhvilluan një fushate njollosjeje me foto te rreme ne mediat sociale, duke konfirmuar se ne nuk kemi dëmtuar civilet.

Po ashtu nuk janë te vërteta dhe pretendimet te cilët i bene për te mashtruar masat, kinse Turqia kërkoi te ndryshon demografinë e rajonit. Kurdët janë vëllezërit tanë. Shume elemente kurdë mbështesin operacionet tona, mbi 300.00 kurdë nga Siria qe janë detyruar te ikin për ne Turqi me padurim presin te kthehen ne shtëpitë e tyre ne rajon. Nuk vjen ne shprehje qe operacioni ynë te dëmtoj përpjekjet kundër DEASH-it. Ne te kundërtën për Turqinë, e cila është vendi i vetëm qe bën përpjekjet ne fushe gjoks për gjoks se Siri përballë DEASH-it, te burgosurit e DEASH-it kane një rol te rëndësishme. Ne kuadër te operacionit tone, ne zonat e spastruara nga terrorizmi do te mbikëqyrim qendrat e paraburgimit te elementeve te DEASH-it dhe familjet e tyre ne kampe te ndryshme. Nga ana tjetër, një zgjidhje e përhershme për këtë çështje është rikthimi, ndjekja penale dhe rehabilitimi i luftëtarëve te huaj terroriste dhe familjeve te tyre te mbajtura ne Siri nga vendet e tyre te origjinës, ashtu siç ka bere edhe Kosova. Ne këtë drejtim ne do te vazhdojmë te kontribuojmë ne përpjekjet e përbashkëta te bashkësisë ndërkombëtare.

Operacioni ynë do te vazhdoje derisa elementet e terrorit te pastrohen nga ky rajon, te vendoset siguria jone kufitare dhe populli sirian te çlirohet nga persekutimi i PYD/YPG-së dhe DEASH-it. Kanalet tona ushtarake, me aleate tanë e veçanërisht me SHBA-ne, janë te harruar dhe funksionojnë, bazat dhe pikat e vëzhgimit te aleteve tanë nuk janë asnjëherë objektiva e operacioneve.

Si rezultate, operacioni i luftës kundër terrorizmit “Burimi i Paqes”, duke stabilizuar rajonin, do te shmange shfaqjen e strukturave terroriste te ngjashme me atë DEASH, do te hape rrugën për siguri dhe kthimin vullnetar te sirianeve qe janë zhvendosur për shkak te veprime jonjerëzorë, duke përfshihen edhe spastrimin etnik nga PYD/YPG-ja, kështu qe do te forcoj sigurinë e Turqisë ne këtë mënyrë edhe te NATO-s, te Evropës dhe te Ballkanit. Turqia do te vazhdoj luftimin e terrorizmit me vendosmëri, pa dallim, me te gjitha organizatat terroriste.


Komenti i ambsadorit të Turqisë për gazetën Zëri.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet