Operacioni “Burimi i Paqes” dhe anti-propaganda e mediave kosovare

Shkruan: Bayram Pomak

Me nisjen e operacionit anti-terrorist, “Burimi i Paqes” nga Forcat e Armatosura Turke, në vendet të ndryshme të botës, nisi edhe një fushatë bombarduese me karakter njollosës kundër Turqisë. Lajmet te rreme bombardonin opinionin sikur te ishin lëshuar përmes një butoni të përbashkët. Rrena më e madhe ishte kinse Turqia kishte hyrë në një luftë, ose dikush dëshironte që ky operacion te quhej kështu. Dikush tjetër nën ndikimin e paragjykimeve mbështetëse për këtë propagandë prodhon lajme te rreme ku e akuzon Turqinë pa asnjë parim dhe moral.  

Mediet kosovare, të cilat për lajmet ndërkombëtare zakonisht ushqehen nga burimet perëndimore vazhduan t’i përdorin këto lajme në mënyrë të pakontestueshme madje edhe i ekzagjeronin këto. Kanali amerikan ‘ABC News’ i kishte transmetuar disa pamje te gjuajtjeve me armë të rënda të cilat i kishte plasuar sikur Ushtria Turke po i gjuante civilet kurdë, për një kohë të shkurtër pamjet dolën të jenë të rreme. Madje edhe vet Presidenti Trump doli me një deklaratë ku tha se kjo çfarë ka bërë ABC News është skandaloze dhe e turpshme. Pas kësaj, kanali doli publikisht të kërkojë falje por mediet kosovare të cilat e kishin bërë këtë lajm nuk reaguan fare, madje as nuk e fshinë lajmin.

Disa medie nga Kosova gjatë këtij operacioni dhe në raste gjenerale kur bëhet fjalë për Turqinë, ngjarjen nuk e raportojnë siç është në të vërtetë por e shohin atë thjesht si duan të shohin.

Edhe nëse bëhet fjalë për një lajm pozitiv këto medie nuk kursehen që diku në mes ose në fund të lajmit të vendosin diçka negative për shtetin e Turqisë. Në fakt kosovarët janë ata që e dinë më së miri se si këto lajme krijoheshin dhe servoheshin nga mediet ndërkombëtare pasi që përvoja e luftës së fundit na tregoi se si Serbia atëherë manipulonte ngjarjet në Kosovë dhe bënte lajme të rreme për Kosovën. Pavarësisht kësaj, edhe pse lajmet ndërkombëtare po demantoheshin për një kohë të shkurtër, mediet serbe këmbëngulnin të vazhdonin me shpërndarje e këtyre lajmeve te rreme, ky inat na bëri të qartë se pas kësaj qëndron diçka tjetër.

Veçanërisht, aktiviteti i organizuar këtë të Shtunë nga Rrjeti i Grave të Kosovës, i cili ishte paketuar si një event në mbështetje të kurdëve, me plotë kuptimin e fjalës ishte ngjarje skandaloze. Nga deklaratat e drejtoreshës së kësaj shoqate, Igballe Rogova na doli në pah se ajo nuk kishte asnjë informacion në lidhje me operacionin anti-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë. Në deklaratën që bëri para kamerave ajo pyet: “A e keni parë se si e kanë vrarë aktivisten kurde në veri të Sirisë?”. Po kush është ajo aktiviste kurde? Kur ka ndodh ngjarja? Si quhet? Ku janë pamjet?

Ajo nuk kishte asnjë ide për këtë ngjarje, përkundër faktit se ajo nuk e kishte idenë, aftësia e saj për të dalë dhe për ta bërë një deklaratë për shtyp mund të shpjegohet vetëm si një ‘guxim injoranteje’. Hevrin Xelef për te cilën Rogova tha se është aktiviste, në fakt qëllon të jetë pjesëtare e grupit terrorist YPG e cila nuk është vrarë nga Ushtria Kombëtare Siriane (UKS) por nga vete organizata YPG dhe kjo për shkak te konflikteve të brendshme. Vendi ku është gjetur trupi i saj ishte magjistralja M4 e cila atëherë nuk ishte marrë nga UKS-ja.

Por kjo nuk ka rëndësi për njerëzit si Igballe Rogova sepse ata marrin vetëm atë në që dëshirojnë ta besojnë dhe të tjerët e konsiderojnë si propagandë. Sidoqoftë, askush nuk duhet ta harrojë se objektiviteti dhe të shohësh të vërtetën, janë të nevojshme në çdo rrethanë. Nëse e merrni vetëm atë që është e nevojshme ose atë te cilën ju dëshironi te besoni dhe përpiqeni t’i injoroni tjerët, ju do ta paguani çmimin e kësaj sjelljeje por atëherë bëhet vonë dhe pastaj nuk do keni kohë as të vajtoni hallin tuaj të tjerëve.

Operacioni i Turqisë e quajtur “Burimi i Paqes” nuk është kundër kurdëve por kundër terroristëve të YPG-së të cilët shtiren sikur i përfaqësojnë kurdët. Edhe pse organizata terroriste YPG / PKK thotë se ata luftojnë për të drejtat e kurdëve, ata në të vërtetë po vdesin për vendet e huaja që kanë interesa ato toka. Sidoqoftë, ata i shpikën perceptimet si, të drejtat e njeriut, të drejtat e kurdëve, liria, etj., Të gjitha këto përralla po përdoren dhe do të përdoren edhe në të ardhmen si mashë për realizimin e projekteve te tyre imperialiste. Pikërisht këtu është arsyeja kryesore se pse operacioni i Turqisë ka shkaktuar kaq shumë zhurmë në arenën ndërkombëtare. Sepse ata e dinë se ky operacion do të jetë një pengesë për këto projekte.

Ata që bëjnë kaq shumë zhurmë në mediet dhe organizatat civile të Kosovës nuk janë asgjë tjetër veçse një shtrirje r atyre që menaxhojnë edhe PKK/YPG-në. Më shumë se gjysmë milion njerëz u vranë në Siri, sa njerëz marshuan në Kosovë për këtë? Askush! Të gjithë thonin: Lëri këta ‘Arabët të pistë’ le të vrasin njëri-tjetrin, por kur është fjala për organizatën terroriste PKK / YPG, të gjithë u bënë demokrat, paqe-dashës e liri-dashës etj. Por kjo dyfytyrësi e tyre më nuk pi ujë, tërë ato propaganda dhe investime në këtë drejtim nuk e gjejnë përgjigjen e duhur te populli, sepse ata nuk po mund ta manipulojnë largpamësinë e popullit gjë që po ua mundëson atyre të gjykojnë drejtë.

Në këtë epokë të medieve dhe rrjeteve-sociale ku po jetojmë është i lehtë prodhimi i një lajmi të rremë, por gjithashtu është e lehtë edhe të zbulohen këto lajme të rreme. Ata që po e ndërtojnë këtë mal me lajme të rreme, le ta dinë se një ditë do të ngelen nën të!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet