“Olimpiada nuk do ta shpëtojë botën”

“O sport, ti je paqja!”, thuhet nё njё odё pёr sportin. “Ti vendos njё kordon lidhёs mes popujve, qё ndihen si vёllezёr, nё kujdesin e pёrbashkёt tё forcёs, tё rregullit dhe zotёrimit tё vetvetes.”

Me njё pseudonim themeluesi i Lojёrave Ilimpike tё kohёs sё re, Pierre de Coubertin, poezinё e tij ia dorёozi konkuruesve tё Lojёrave Verore 1912 nё Stokholm dhe fitoi medaljen e artё nё kategorinё letёrsi. Mendimi i Coubertins pёr bashkimin e popujve pёrmes sportit pasqyrohet edhe nё Kartёn Olimpike. Nё tё Komiteti Ndёrkombёtar Olimpik zotohet , se „e vendos sportinnё shёrbim tё njerёzimit dhe pёrmes kёsaj tё nxisё paqen”. Pritshmёritё janё tё mёdha pёr sportin. Madje shumё tё mёdha.

Urё e vogёl

“Le tё shpresojmё, qё kjo Olimpiadё Dimёrore tё hapё portёn pёr njё tё ardhme mё tё mirё nё gadishullin korean”, tha presidenti i Komitetit Ndёrkombёtar Olimpik Thomas Bach duke iu referuar lojёrave nё Pyeongchang. “Lojёrat Olimpike kanё mundёsuar njё fillim tё ri.” Fituesi i olimpiadёs nё skermё nё vitin 1976 iu referua mundёsimit tё pjesёmarrjes sё 22 sportistёve koreano-veriorё, praqitjes sё pёrbashkёt tё atletёve koreano-veriorё dhe atyre jugorё nё ceremoninё e hapjes si dhe ekipit mbarёkorean tё grave tё hokejt nё akull, qё do tё luajё ne Pyeongchang.

Nё fakt sporti nё kёtё rast ka vendosur njё urё tё vogёl.Por jo mё shumё se kaq. Fuҁia e barutit tё konfliktit tё Koresё nuk ёshtё shmangur. Njё mesazh tweeter i presidentit tё SHBA-sё, Donald Trump, njё provokim i sundimtarit koreanverior Kim Jong Un, dhe ky filiz i njomё i ҁtensionimit ndodhen sёrish nё mjegull.

Pjesёrisht i vlefshёm si model i paqes

Nga njёra anё sporti ofron njё gjuhё universale, qё i tejkalon kufijtё e vendeve dhe kulturave dhe kuptohet prej tё gjithёve. Nё kёtё mёnyrё ai ka edhe potencial tё ndёrmjetёsojё. Nga ana tjetёr sporti ёshtё vetёm pjesёrisht i mundshёm si model i paqes. Nё sport tek e fundit fare hapur shpaloset shpesh nacionalizmi. E pёr kёtё shumё – si nё rastin e dopingut nё Rusi, por jo vetёm atje – shfrytёzojnё ҁdo mjet, pёr tё garantuar suksesin e madh. Nё shkёlqimin e kёtij suksesi mund tё pёrfitosh mirё. Madje sporti ka ҁuar edhe nё luftё si nё „luftёn e futbollit” mё 1969 mes Hondurasit dhe El Salvadorit. Nё ndeshjet eliminatore tё Kampionatit Botёror nё tё dyja vendet pёrpara pati trazira, ku u vranё njerёz. Nuk ishte pasoja, por shkasi pёr konfliktin e armatosur, qё zgjati rreth 100 orё e gjatё tё cilit humbёn jetёn mbi 2.000 vetё.

Pak paqe

Sporti nuk duhet tё mbingarkohet. Lojёrat Olimpike nё Pyeongchangnuk do ta shpёtojnё botёn. Nёse ecёn mirё, ato ofrojnё gara interesante dhe tё shpresojmё edhe korrekte dhe krijojnё momente emcionuese. Me kёtё do tё ishte fituar shumё. Ky do tё ishte njё sukses. /DW


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet