OKB vazhdon të qëndrojë duarkryq ndaj veprimeve të qeverisë mianmareze

Kryetari i Misionit për hetim të pavarur ndërkombëtar Marzuki Darusman, përmes një deklaratë me shkrim tha se qeveria e Mianmarit ende nuk lejon ekipin e tij të hyjë në rajon për të hetuar persekutimin që kanë kryer forcat e sigurisë ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya).

Sipas lajmit të agjencisë ‘Kyodo’ mësohet se Darusman,i cili eshte përgjegjës i OKB-s1% per çështjen e Mianmarit,  ka folur në konferencën për media të mbajtur për prezantimin e raportit të organizatës për të drejtat e njeriut ‘Amnesty International’ (AI) me temë “Kafazi pa Çati: Aparteidi në rajonin Arakan të Mianmarit”, raporton AA.

“Qeveria e Mianmarit ende nuk është e gatshme të përballet me ne. Kam besimin se përfundimisht do t’i takojmë dhe do t’i dëgjojmë nga pikëpamja e tyre”, ka deklaruar Darusman.

Pasi ka thënë se Qeveria e Mianmarit ende nuk ka dhënë leje për hyrjen e ekipit që kërkon të hetojë ngjarjet e përjetuara në Arakan, Darusman tha se pavarësisht kësaj ata janë duke vazhduar punimet dhe se kanë kryer intervista me muslimanët e Arakanit në Bangladesh.

“Qëndrimi i tyre ndaj këtyre ngjarjeve tregon se ndihen fajtor dhe këtë duan të fshehin nga bota”, tha zëdhënësi i komuniteti arakanez Faso Embizujang.

“Nuk mund te besoj se si nje organziate aq e madhe dhe aq e fuqishme te ri duarkryq karshi nje qeveria kriminele Mianmareze”, shtoi Faso në intervistën  tij me DailyMail.

Në anën tjetër Amnesty International dje publikoi raportin në të cilin ishin mbledhur intervistat dhe provat gjatë dy viteve të fundit.

Diskriminimi dhe persekutimi afatgjatë me objektiv muslimanët e Arakanit në Mianmar në raport ishte cilësuar si “Aparteid çnjerëzor”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet