OKB-ja i jep një tjetër goditje organizatës terroriste “FETO”

Për herë të parë OKB-ja njohu zyrtarisht transferin e shkollave të FETO-s Fondacionit turk Maarif.

Një goditje tjetër organizatës terroriste gyleniste FETO i erdhi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Për herë të parë OKB-ja njohu zyrtarisht transferin e shkollave të FETO-s Fondacionit turk Maarif.

Me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Turqisë dhe Afganistanit, shkollat turke të FETO-s iu transferuan Fondacionit Maarif.

Pas aplikimit të përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në OKB marrëveshja në fjalë u regjistrua edhe nga Sekretariati i OKB-së.

Në këtë mënyrë porta e OKB-së u mbyll plotësisht për FETO-n. Vendimi u botua edhe në faqen e internetit të OKB-së dhe iu njoftua opinionit publik botëror.

Bëhet e ditur se vendimi në fjalë u mor në përputhje me ligjin e OKB-së.

Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes dy vendeve, vazhdon transferi tek Fondacioni Maarif i shkollave afgano-turke të lidhura me FETO-n.

Rreth 3 mijë studentë të 8 shkollave të transferuara aktualisht shkollohen nga Fondacioni Maarif.

Ky fondacion vazhdon me investime në arsim në shkollat në Afganistan. Në shkollat e marra nga FETO-ja krahas laboratorëve të fizikës, kimisë dhe biologjisë rinovohen edhe bibliotekat.

Ndërkohë që në njërën anë në Turqi punësohen mësuesit e degëve kompetente në anën tjetër vazhdon edhe ndërtimi i shkollave dhe konvikteve të reja.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet