Ojq IDEA ka bërë prezantimin e projektit “Balkan Youth School”

Përmes një konference për media, të enjten është bërë prezantimi i projektit “Balkan Youth School” ku është shpalosur qëllimi dhe plan-programi i projektit nga OJQ “ Idea”.

Në fillim të kësaj konference, ka folur drejtori kësaj organizate, Bajram Pomak, i cili tha se OJQ “ Idea” në kuadër të angazhimeve të saj, edhe me projektin e ri po tregon përkushtim në avancimin e të rinjve tanë në shoqëri.

“Organizata Idea  qysh nga viti i themelimit po vazhdon te realizoje aktivitete  te ndryshme te cilat kryesisht janë dedikuar për rininë, ku synimi kryesor i këtyre projekteve është qe ti kontriboj ne avancimin e tyre ne shoqëri, krijimin e hapësirave alternative per dituri-marrje, po ashtu edhe për zhvillimin e edukimit cilësor dhe efektiv tek te rinjtë. Ne kuadër te projekteve te organizatës deri me tani  kemi realizuar 5 akademi të ndryshme ku kanë marre pjese mbi 500 nxënës dhe student. Përveç trajnimeve  kemi realizuar edhe shëtitje ndërkombëtare me qëllim që ta krijojmë një këndvështrim më të gjerë tek studentët ne mënyrë qe ata te përfitojnë pasuri dhe përvoja te reja në botë-kuptimin e tyre.
Edhe ketë vit do te vazhdojmë me një projekt te ngjashëm i cili quhet “Ballkan Youth School” dhe po mbështetet nga  Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike pranë Ministrisë se Turizmit dhe Kulturës se Republikës se Turqisë..” tha Pomak

Rreth detajeve të projektit, ka folur anëtari I kësaj organizate, Velard Paqarizi, i cili tha se projekti do të përmbajë tema nga filozofia, psikologjia, sociologjia, media, komunikim dhe lidership. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, projekti i ngjashëm do të realizohet në shumë vende të Evropës.

“Duke marre parasysh interesimin e madh  te nxënësve dhe studenteve nga qytetet e ndryshme te Kosovës, ne si organizate kemi vendosur qe projektin ta realizojmë edhe ne qytetin e Prishtinës, pra trajnimet do te realizohen me 2 grupe, njëri grup ne Prizren dhe tjeri ne Prishtine.Ndryshe nga viti kaluar, kete vit do te kemi ligjërues edhe nga Republika e Turqisë te  cilët janë profesor akademik ne universitetet e Turqisë.Trajnimet do te mbahen ditëve te Shtune, dhe do  te zgjasin 5 jave, pra 5 shtune me rralle .Ne fund te projektit do te realizohet nje shëtitje disa ditore ne Turqi, ku pjesëmarrësit do te kenë mundësi ta vizitojnë qendrat te ndryshme  kulturore dhe inovative qe do te përfitojnë ide dhe përvoja te reja” tha Paqarizi

Po ashtu theksoi se të rijtë kanë nevojë të angazhohen në projekte të tilla ai tha se:

“Nga vetë fakti qe jam i ri ne kemi nevojë të jemi pjesëmarrës në projekte të tilla sepse do të na ndikojë në zhvillimin e mendimit kritik dhe aftësive te ndryshme duke shkëmbyer idea të reja”

Organizata idea ka pranuar 236 aplikime për këtë projekt por për shkak të numrit të kufizuar komisioni ka bërë një përzgjedhje duka u bazuar në disa kritere. /Gazeta E Re/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet