Ofensiva, Azerbajxhani publikon pamjet llahtarë: ja si e pëson ushtria armene

Një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes shkruajti në Facebook se luftime të ashpra po ndodhnin në pjesët veriore dhe jugore të Nago-Karabakut dhe se Azerbajxhani, i cili kishte përqendruar forca të mëdha në këto zona, kishte filluar një ofensivë.

Ajo gjithashtu deklaroi se tre aeroplanë të Forcës Ajrore të Azerbajxhanit u rrëzuan në Nago-Karabak.

Por shefi i shërbimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, kolonel Vagif Dargjahli, deklaroi se asnjë avion luftarak i Forcave Ajrore të Azerbajxhanit nuk u rrëzua gjatë luftimeve në vijën e kontaktit në Karabak.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit gjithashtu lëshoi ​​një video që pretendohet se tregon goditjen e ushtarëve dhe pajisjeve armene.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet