OECD: Ekonomia botërore rrezikon të ngecë në një amulli afatgjatë

Ekonomia globale nuk pritet të rritet vitin e ardhshëm, madje as edhe në vitin 2021, pasi mbetet ende e ngrirë nga tensionet tregtare, Brexit dhe ngadalësimi i ekonomisë kineze, përballë këtyre rreziqeve që pritet të zgjasin dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) u bën thirrje shteteve që të reagojnë sa më shpejt.

Edhe pse organizata parashikon një rimëkëmbje të vogël në vitin 2021, me një rritje 3 % të PBB, këto norma rritjeje janë më të ulëtat që pas krizës financiare dhe ekziston rreziku i rënies në një amulli afatgjatë.

“Në mungesë të një politike të qartë për sa i përket dixhitalizimit të ekonomisë, ndryshimit klimatik dhe normave të reja gjeopolitike dhe të tregtisë globale, pasiguria do të vazhdojë të rëndohet, duke penalizuar perspektivat e rritjes ekonomike”, këmbëngul OECD./ATSH/

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet