Oda Ekonomike e Kosovës: Shteti është vonuar me masat për rimëkëmbjen ekonomike

Pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës tha se vendi është vonuar shumë me masat për rimëkëmbjen ekonomike.

Presidenti i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se pa masa të shpejta qeveritare për rimëkëmbjen e ekonomisë, kolapsi ekonomik është në prag, me mundësinë e humbjes së mbi 40 mijë vendeve të punës.

Pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rukiqi tha se vendi është vonuar shumë me masat për rimëkëmbjen ekonomike.

“Nëse nuk ka rishqyrtim të buxhetit këtë javë dhe pastaj implementimin e masave të caktuara ekonomike, kolapsi ekonomik do të jetë në dyert tona, rimëkëmbja do të jetë e pamundur dhe ne mund të humbasim deri në 40 mijë ose më shumë vende pune”, tha Rukiqi.

Ai theksoi se asnjë sektor ekonomik nuk tejkalon 40 për qind të qarkullimit të rregullt, i cili ka qenë para koronavirusit, ndërsa në industrinë e hotelierisë ka një rënie të qarkullimit deri në 80 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sa i përket sektorit të hotelierisë, Rukiqi tha se nëse qeveria nuk ka mundësi të mbështesë financiarisht në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë sektor, ajo duhet të krijojë mundësi për të marrë hua nga qeveria dhe ato mjete të kthehen kur situata të përmirësohet.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomisë të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha se ky sektor do të mbështesë orarin e ri të propozuar punës, sipas të cilit, me masat e përcaktuara në distancë, në vend se deri në orën 21 të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm për dhjetë ditët e ardhshme. Ai po ashtu kërkoi që masat nga pakoja e urgjencës për pagat e punëtorëve prej 170 euro në muaj të zbatohen sa më shpejt, si dhe pagesa e 50 për qind të qirasë për lokalet.

Rukiqi po ashtu theksoi se për shkak të koronavirusit, fuqia blerëse e qytetarëve dhe besimi i konsumatorit janë ulur dukshëm.

Ai tha se është e domosdoshme fushatë e gjerë për ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen nga koronavirusi për të parandaluar përhapjen e epidemisë edhe në mesin e bizneseve. I propozojmë Qeverisë, theksoi ai, që fokusi i saj të jetë në digjitalizimin e shërbimeve, siç janë qendrat e ndryshme ku ofrohen shërbime publike për qytetarët dhe bizneset, të cilat janë vende që janë një rrezik për përhapjen e epidemisë.

“Për të eleminuar turmat, do të ishte mirë të digjitalizoheshin shërbimet, për shembull në Qendrën e Regjistrimit Civil, në gjykata etj. Është koha e duhur për të implementuar formën elektronike”, thotë Rukiqi.

Ai në emër të afaristëve bëri thirrje që laboratorët privatë të liçencohen sa më shpejt, ku bizneset, veçanërisht ato me një numër të madh të punëtorëve, të mund të bënin teste për koronavirus, me qëllim organizimin më të lehtë të punës. Ai po ashtu shtoi se është e pamundur që përfaqësuesit e kompanive të Kosovës të udhëtojnë në vendet tjera sepse atyre u kërkohen teste./AA

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet