O’Connell: Tash askush s’do të lirohet nga burgu për “arsye shëndetësore”

Edhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruairí O’Connell e ka përshëndetur votimin në Kuvend të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.
Postimi i plotë:
Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapsirë që lejoi Ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’.  Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë.  Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm. /Gazeta e re/
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet