OBSH paralajmëron për rritjen e lartë të rasteve të fruthit në botë

Rastet e fruthit në mbarë botën, në çerekun e parë të këtij viti, janë rritur katërfish, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raportin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tërhiqet vëmendja se rastet e sëmundjes së fruthit vazhdojnë tendencën e rritjes së vazhdueshme në tërë botën.

Pavarësisht se nuk kanë përfunduar ende regjistrimi i të dhënave, në raport bëhet e ditur se shumë vende janë në mes të epidemisë së fruthit.

Në vende si: Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Gjeorgjia, Kirgizia, Kazakistani, Madagaskari, Mianmari, Filipinet, Sudani, Tajlanda dhe Ukraina jetohen epidemi të fruthit dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen shumë njerëz me në krye fëmijët.

Duke u bërë e ditur se fruthi është një nga sëmundjet më të fuqishme dhe ngjitëse, në raport bëhet e ditur se sipas të dhënave të vitit 2017, 110 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes së fruthit.

Në raport theksohet se duhet të zgjerohet përfshirja e vaksinës së fruthit dhe bëhet e ditur se edhe në vendet me të ardhura të larta, rastet e fruthit kanë rezultuar me shtrim në spital.

Paralajmërohet se fruthi mund të shkaktojë dëmtime përgjatë gjithë jetës (permanente ) si: dëmtime nervore, verbërim dhe humbje të aftësisë së dëgjimit.

Sipas raportit, numri i rasteve të fruthit në mbarë botën, në tre muajt e parë të këtij viti në 170 vende, kanë arritur në 11 mijë e 163.

Ky numër në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 163 vende ishte 28 mijë e 124, kështu që sipas vitit 2018 ka pësuar një rritje katërfish.

Rastet e fruthit kanë shënuar një rritje 700% në Afrikë, 300% në Evropë, 100% në Mesdheun Lindor, 60% në kontinentin e Amerikës dhe 40% në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se vetëm 10% e rasteve të fruthit raportohen dhe kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë.

Kjo sëmundje, që fillon me temperaturë, dobësi, kullim i hundëve, skuqje e syve dhe pastaj vazhdon me puçra, infeksion në vesh, diarre, pneumoni dhe dëmtime neurologjike, mund të shkaktojë edhe vdekje.

Kategoritë
BotaFamiljeLajmeShëndetësi

Të ngjajshmet