Objekti i ShKA “Agimi” shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Përmes një njoftimi dërguar medieve, ShKA Agimi njofton se ministri i Kulturës Kujtim Gashi më 10 Tetor 2017 ka nënshkruar vendimin për Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohëshme. Pjesë e kësaj liste, me numër rendor 935 dhe numër unik në databazë 4513, me propozimin e Kryesisë së Shoqnisë është bërë edhe ndërtesa e ShKA “Agimi” në Prizren.

Më tej në njoftim thuhet se në propozim e Kryesisë të dorëzuar në Ministri më 25 Shtator 2017 është argumentuar se ShKA Agimi (ndërtesa dhe veprimtaria) përfaqëson këto vlera të trashëgimisë kulturore: historike, shoqërore, identiteti dhe shpirtërore, ndërsa është sugjeruar mbrojtje në dy nivele (kategori), si trashegimi arkitekturale (ndërtesa) dhe trashëgimi shpirtërore (veprimtaria).

Me shpalljen e ndërtesës aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore do të pengohet çfarëdo tentative tjetër për të dëmtuar dhe keqpërdorur me ndërtesën e ShKA Agimit, e cila përveç që është pasuri e përbashkët, në të njëjtën kohë është edhe simbol i rezistencës shoqërore dhe politike e periudhave më të vështira të vendit tonë, thueht në fund të njoftimit./Gazetaere.com/

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet