NYT: Trump planifikoi t’i sulmojë objektet bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan është dekurajuar nga zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët kanë thënë se kërkesa në fjalë mund të shkaktojë një përleshje gjithëpërfshirëse dhe mund t’i rrisë tensionet me Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump, në javët e fundit të detyrës së tij, ka planifikuar t’i sulmojë objektet bërthamore të Iranit, shkroi gazeta New York Times.

Sipas lajmit të gazetës, katër zyrtarë kanë theksuar se presidenti Trump në mbledhjen e zhvilluar të enjten në Zyrën Ovale ka kërkuar opsionet për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Trump është dekurajuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nënpresidenti Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Christopher Miller, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley, duke theksuar se kërkesa në fjalë mund të shkaktojë një përleshje gjithëpërfshirëse dhe mund t’i rrisë tensionet me Iranin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk komentuan rreth rastit.

Ndërkohë, tërhoqi vëmendjen që kërkesa erdhi pas raportit që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e publikoi më 11 nëntor.

Kategoritë
BotaLajme