Numri i vogël i të dënuarave për korrupsion – mungon cilësia e aktakuzave, prokurorët jo profesionistë

Vetëm 30 për qind nga 800 kallëzime penale për rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik të dorëzuara në prokuroritë kanë përfunduar me aktakuza.

Por edhe ato që po ngritën po hidhet poshtë, ose po përfundojnë me vendime lirues, ose dënime minimale.

Nga IKD-ja dhe nga GLPS-ja thonë se rastet e pakta të trajtuara të korrupsionit, janë si pasojë e mungesës së aktakuzave të forta dhe të bindshme nga prokurorët jo profesionistë, të cilët nuk po tregojnë seriozitet dhe përkushtim ndaj këtyre rasteve.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online thotë se 70% e rasteve mbyllen në prokurori dhe që nuk kanë një kontroll gjyqësor.

Gjithashtu ai thotë se mundësitë e keqpërdorimit nga ana e prokurorëve janë shumë të madhe ku ato mbahen jashtë syrit të publikut.

“Në vitin 2019 në mars IKD-ja kishte publikuar raportin nga monitorimi i 3 viteve të fundit të sistemit të drejtësisë ku kishte dalë me statistika mbi 70% të rasteve mbyllen në prokurori dhe më e keqja është se këto raste mbyllen pa kontroll gjyqësor dhe nënkupton që prokurorët janë të zot dhe ata vendosin nëse do ta hapin një rast apo ta mbyllin dhe askush nuk i kontrollon”.

“Mundësitë për keqpërdorim të autorizimeve nga ana e prokurorëve janë shumë të mëdha ku dihet edhe fakti se këto lëndë janë jashtë syrit të publikut dhe larg organizatave joqeveritare dhe mbylljes hermetik që i ka bërë sistemi prokurorial këtij sistemi andaj është e domosdoshme që të kemi kontroll gjyqësor dhe në anën tjetër edhe informim më të shumtë të publikut sidomos në rastet e korrupsionit. Që nga shpallja e pavarësisë nuk kemi asnjë zyrtar të profilit të lartë të dënuar me aktgjykim të formës të prerë për korrupsion dëshmon mjaftueshëm që Kosova ka dështuar keq në luftën kundër korrupsionit”, thotë ai.

Sipas Miftaraj ndërhyrjet politike në drejtësi janë një sekret publik, por ai thotë se kohëve të fundit Kosova në raportet ndërkombëtare ka filluar të quhet shtet i kapur.

Ai thotë se duhet të jetë prioritet një ndryshim i shpejtë në drejtësi.

“Pse ka ndërhyrje politike në drejtësi unë mendoj që është një sekret publik. Kohëve të fundit Kosova në raportet ndërkombëtare ka filluar të quhet edhe si shtet i kapur. Me vetë faktin se raporti i fundit të ekspertëve të Komisionit Evropian e tregoi gjendjen në të cilën gjendet sistemi prokurorial dhe këta ekspertë kanë qenë të pavarur, për sekuestrim të pasurisë është mesazhi më i qartë se ne kemi probleme serioze dhe një ndryshim i shpejtë duhet të jetë prioritet dhe këta duhet te jenë hapat e parë që Kosova duhet t’i ndërmerr.

Madje Miftaraj thotë se Prokurorët që prishin rastet ata të njëjtit po ngritën në detyrë.

“Në Kosovë për shkak të mungesës të provave efikase dhe vlerësimit të perfomancës e disiplinimit kemi ardhur në një gjendje ku prokurorët që prishin raste ata të njëjtit ngritën në detyrë dhe krejt kjo mungesë e kontrollit dhe e mbikëqyrjes sigurisht se na ka sjellë në një gjendje se kur do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit por jo për rezultate konkrete”, thotë ai.

Nga të gjitha rastet e kallëzimeve penale që gjatë një viti pranojnë prokuroritë në nivel vendi, rreth 40 për qind i hedhin poshtë pa zhvilluar fare hetime. E nga këto hedhje të kallëzimeve penale amnistohen politikanë dhe zyrtarë të korruptuar.

“Me vet faktin që nuk ka kontroll gjyqësor ndaj vendimeve të prokurorëve dhe kallëzimet penale që dërgohen nga policia apo nga qytetarët dhe kemi raste ku prokurori e mbyll rastin me dy paragrafë të vogla ndaj mbylljes së këtyre rasteve nuk ka mekanizma që dikush mund t’i atakojë dhe nuk kalojnë fare përmes gjykatës e kur i jep një pavarësia kaq të madh prokurorëve dhe nuk ke mekanizma efikas të llogaridhënies atëherë sigurisht edhe mundësitë me keqpërdor këtë besim që i ka dhënë shteti prokurorëve është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk duhet të çuditemi pse numri i madh i kallëzimeve penale hedhen dhe me hedhjen e tyre kallëzimeve penale amnistohen politikanë, kolegët e tyre e zyrtarë të korruptuar e të cilët pastaj në këto raste i kthejnë në forma të ndryshme”, thotë ai.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) thotë se përqindja e vogël vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të faktorit njeri për t’i ndjek rastet e korrupsionit.

“Një përqindje e ulur në krahasim me nivelin që pretendohet ekziston në vendin tonë me nivelin e korrupsionit tregon që sistemi jonë i drejtësisë si dhe sistemi prokurorial kanë probleme të mëdha”.

“Ne si GLPS konsiderojmë se probleme kyç e thelbësor i këtij sistemi është mungesa e vullnetit do të thotë është mungesa e vullnetit te faktori njeri meqenëse kushtet e tjera teknike janë të plotësuara dhe në kushtet teknike po flasim me numrin e prokurorëve pastaj me numrin e gjyqtarëve, pagat e dinjitetshme e kështu me radhë, edhe pse janë të plotësuara disa prej kushteve thelbësore ne prapë kemi rezultate të ulëta dhe jo të kënaqshme dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së vullnetit për ti ndjekur këto raste të korrupsionit po ashtu mund të jetë edhe për shkak të frikës pastaj mund të jetë edhe për shkak të lidhjeve të ndryshme personale dhe politike”, thotë ajo.

Ndërsa për mungesën e aktakuzave të forta dhe të bindshme sipas saj tregon jo profesionalizëm dhe jo seriozitet e përkushtim të kërkuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Mungesa e aktakuzave të forta e të bindshme tregon për mungesë të profesionalizmit, seriozitetit dhe përkushtimit të kërkuar për trajtimin e këtyre rasteve nga ana e sistemit prokurorial dhe kjo përkthehet në faktin se kemi aktakuza jo të qëndrueshme në gjykatë e cila pastaj nuk arrin të dëshmojë edhe fajësinë e personave edhe të cilët i akuzojnë”.

“Një gjë e tillë edhe e arsyeton përfundimi i raporteve ndërkombëtare lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë sepse viteve të fundit kanë konstatuar se Kosova ka pas regres dhe nuk po bënë regres dhe jo progres. Mund të aludohet se një gjë e tillë ekziston, mungesa e vullnetit për adresimin e këtyre çështjeve vije si pasojë e frikës dhe lidhjeve që mund të kenë këta persona kyç, thotë Hoxha për EO.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e DitësVendi

Të ngjajshmet