Numërimi i votave të fundit po forcon pozicionin e Bidenit

Numërimi i votave të fundit po forcon pozicionin e Bidenit

Epërsia e ngushtë e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, në shtetin e Nevadas, ka nisur të thellohet pas numërimit të votave nga Las Vegasi.

Sipas shifrave aktuale, ai deri tani ka rreth 12 mijë vota më shumë, apo një për qind para Donald Trumpit të Partisë Republikane.

Ndërkohë, epërsia e Trumpit në Georgia dhe Pennsylvania ka nisur të tkurret me votat e fundit.

Varësisht se sa shpejt numërohen votat e mbetura, gara presidenciale mund të përfundojë të enjten (sipas kohës amerikane).

Nëse Bideni fiton shtetin e Nevadas ai do të shpallet president i ri i SHBA-së.

 

Kategoritë
BotaLajme