Numer rekord i daljes nga kishat e krishtere në Gjermani

Nga Kisha Katolike u larguan 216.000, kurse ng ajo  Protestante u larguan 220.000 besimtarë gjatë vitit 2018. Kisha Katolike aktualisht ka 23 milion, kurse Kisha  Protestant  ka 21 milion besimtarë në Gjermani

Dy kishat me te medha ne Gjermani, Kisha Katolike dhe Kisha Protestante, shpallën se një numër i madh i besimtarve largohen nga kishat, transmetojnë agjencitë.

Kishen Katolike ne Gjermani në vitin 2018 e kane  braktisur 216.000 anëtarë, që është rritur me 29% në krahasim me vitin e mëparshëm”, njoftoi Konferenca Ipeshkvore ne Bon.

Sekretari i Konferencës Hans Langendoerfer e quajti këtë prirje “shqetësuese” dhe si arsye kryesore shpalli publikimin e hulumtimeve të mëdha për keqtrajtimin e të miturve brenda kishës ne vitit të kaluar.

“Shumë njerëz nuk na besojnë,  tha Langendoerfer per Agjencine DPA. Njëkohësisht, Kisha Protestante e Gjermanisë në Hanover kanë njoftuar se më herët  se Kishen e kane  braktisur 220.000 besimtarë, 11 për qind më shumë se ne 2017. Presidenti i Këshillit të Protestantëve të Kishës Heinrich Bedford-Strohm shpjegoi se çdo dalje nga kisha eshte e “keqe”, por që sot besimtarët plotësisht jane të lirë të vendosin nëse do të qëndrojnë në kishë apo jo.”Ne jemi mirënjohës të gjithëve që me fuqinë e vullnetit të vet vendosin të qëndrojnë në kishë”, tha ai.

Sigurimi i të ardhurave nga taksat

Kriminologu i njohur dhe ish-anëtar i Kishes Protestante  Christian Pfeiffer konsideron se si dhe taksat e papërshtatshme në Gjermani janë një nga arsyet e braktisjes së kishës.

“Për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kisha në Gjermani mund të mbështetet në sigurimin e të ardhurave nga taksat, gjë që ndoshta mund të bëjë tronditje”, tha ai.

Me renien e numërit te besimtarve, për shkak të trendit të rritjes së pagës dhe të situatave ekonomike të favorshme, të ardhurat nga taksat kolektive nuk janë zvogëluar.

Në Gjermani anëtarët e një prej dy grupeve të përbashkëta paguajne të ashtuquajturen  taksë që parashikon nëntë deri në nëntë për qind të të ardhurave nga taksat.

Kisha Katolike aktualisht ka 23 milon besimtare, kurse Kisha Protestante ka 21 milion besimtarë në Gjermani.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet