Nuk shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme por merren masa më rigoroze për COVID-19

“Në bazë të shifrave nga IKSHPK, gjendja po rëndohet jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore, po bëjmë të pamundurën përmes shërbimit spitalor, e spitaleve rejgionale e private me FSK- e të tjerat që të krijojmë kapacitete shtesë shëndetësore.

Në emër të Qenërisë shpreh keqardhje për familjet që kanë humb të afërmit e tyre nga kjo pandemi dhe të prekurve shërbim të shpejtë.

Në javë te fundit morëm një numër të madh të masave që ishin për të shtuar kapacitete tona për t’u përgatitur për të ardhmen, për valën e dytë dhe për vjeshtë për këtë pandemi.

Duke e vënë komplet shërbimin spitalor për këtë pandemi, duke riorganizu stafin shëndetësorë në funksion të menaxhimit të situatës, procedurat për teste shtesë edhe terapi për covid edhe ineksionet potenciale, por edhe ineksiuonet për gripin sezonal.

Gjithashtu kemi marrë masa shtesë të kufizimet të aktiviteteve ekonomik, nga disa veprimtari ku endojm se më së shumti është përhapur virusi.

Në dy-tri ditë të fundit kemi shqyrtu masat e reja, dy skenario nga ekspertët shëndetësorë duke shqyrtu edhe përvojat e vendeve tjera.

Skenari i parë: Zbatim shumë rigoroz të masave eksizutese dhe të masave të reja dhe skenari i dytë shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kam zhvilluar konsultime me të gjitha nivelet, jemi duke ndërtuar një startegji mediale që të mëremi me këtë situatë të re.

Sapo e krymë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigrisë së Ksovës ku ka pajtueshmëri të përgjtishme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, me ndërmarrjen e masave shtesë dhe me rigorozitet të plotë të atyre masave që të përcillet situata në ditët e ardhshme duke mos përjashtu fillimin e ndjekjes  për shpalljen e gjendjes së jashtëzkaonhsme.

Menjëherë sot do të votojmë në mbledhjen e qeveirsë një listë të madhe të masava”, tha Hoti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet