Nuk pranuan reduktimin e pagave prej Covid-19, Dinamo Zagreb shkarkon të gjithë skuadrën

Ndërprerja e kampionateve për shkak të alarmit të koronavirusit pritet të vendosë në vështirësi të madhe financiare klubet e futbollit.

Që tani, shumë prej tyre kanë marrë masa paraprake, duke kërkuar uljen e pagave të futbollistëve.

Por në disa raste këto vendime janë shoqëruar me refuzimin e lojtarëve, duke detyruar klubet të shkojnë në ekstrem.

Ky është edhe rasti i gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb, që ka prishur kontratat me të gjithë futbollistët.

Vetëm trajneri ka shpëtuar, teksa deri në një vendim të dytë, lojtarët janë të shkarkuar.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet