Nuk përjashtohet lockdown i dytë e as një lockdown i tretë për Italinë

“Nuk përjashtohet lockdown i dytë e as një lockdown i tretë.”

Andrea Crisanti, mjek mikrobiolog, virolog, ekspert epidemolog, Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Molekulare në Universitetin e Padovës, Drejtor i repartit të diagnostikimit mikrologjik në Spitalin e Padovës i cili realizoj për herë  të parë në Itali studimin në komunën Vo Euganeo, në të cilin u shfaq pacienti i parë italian i infektuar nga Covid 19, e identifikoj rrezikshmërinë e infektimit dhe nga personat asimptomatikë (pa dimpyoma) ka dhënë këtë intervistë eskluzive për RTV Ora News.

Alba Kepi:Si e shpjegoni këtë moment të ri kritik që po kalon Italia nga Covid 19?

Profesor Andrea Crisanti: “Situata që po jetojmë është rrjedhë e faktit se kemi mbërritur deri më sot të papregatitur për këtë këtë fazë të re të virusit e  janë injoruar një sërë inciativash të këshillueshme nga kolegët virologë e dhe nga unë, e që do shërbenin  për të neutralizuar virusin duke krijuar një sistem mbikqyrje të ngjashëm me ato që u zbatuan në disa vende që mundën ta kontrollojnë virusin si për shembull në Tajvan, Singapore, Korea etj .

E ky sitem bazohet hfcnë tre pilastre;një rritje të aftësisë për të krijuar një numër të lartë tamponesh molekulare, integrimi i kësaj aftësie me instrumente informatike e aftë të jepte vizione të përpiktë në zona të ndryshme të territorit e mundësia e krijimi i një sistemi administrativ të aftë për të vënë në dispozicion tamponet në shërbim të popullsisë. Asnjë nga këto tre pilastre nuk janë realizuar.

Aktualisht kryhen 190 mijë tampone në ditë e janë të pamjaftueshme  për Italinë. Aplikacioni APP Imuni nuk është shkarkuar nga shumica e italianëve e nuk është integruar në sistemin e gjurmimit.

E virusi i shfrytëzoj këto mundësi që i dhamë, shoqëruar me marrjen fund të periudhës së pushimeve nisjen e sistemit shkollor e prodhues etj. E jemi në prag të një lockdown të ri pa pasur asnjë plan e nëse nuk merret seriozisht bllokimi i përhapjes së infektimit në territor, do të kemi dhe një lockdown të tretë.

Profesore ju keni deklaruar se harxhimi i 5 milionë euro në ditë nga shtetit  për kryerjen e tamponeve të shpejta janë të kota? Pse kjo tezë e juaja?

Unë kam mbështetur gjithmonë e jam për shtrirjen e gjerë në territor e rritjen e aftësisë së kryerjes e sa më shumë tamponeve.

Madje kam kërkuar të kryhen 400 mijë tampone në ditë me objektivin për të ndërprerë zinxhirët e infektimit e jo për të kryer diagnoztikimin e virusit. Mendoj se diagnostikimi i një personi të sëmurë me Covid mund të bëhet dhe pa kryer tamponin.

Karakteristikat klinike janë shumë specifike e jam i opinionit  se në një pacientë në gjëndje të rëndë nuk ka nevojë për kryerjen e tamponit, Tamponi shërben për të identifikuar personat përcjellës të virusit e për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Patjetër që është e rëndësishme të bëhet diagnostikimi, por që mund të kryehet dhe me testime sieorlogjike e të shpejta. Një person që prej 7-8 ditësh ka simptoma të dukshem të virusit mund t’i bëhet testimi i shpejtë.

Unë mendoj se tamponi molekular i cili është shumë efikas e i saktë, duhet të përdoret për të ndërprerë zinxhirët e përcjelljes së infektimit në territor, kështu ngadalësojmë dhe krubën e përhapjes së virusit.

Cfarë mendoni mbi propozimin e disa rajoneve italiane për të izoluar lëvizjen e personave mbi moshën 70 vjeç?

Mendoj se të limitosh lirinë e personave mbi 70 vjeç apo të çdo lloj moshe tjetër për shkak të paaftësisë për të kontrolluar pandeminë me mjetet të tjera është një dhunim i papranueshëm i lirisë personale.

Mendoj se është një masë që dëshmon dështimin e të gjitha masave të marra deri më sot. Mendoj se është e paligjshme.

Pse të limitohen  70 e jo të rinjtë që janë përcjellësit më të shumtë të pandemisë? Mendoj se kjo masë do të ketë një impakt 0. A nuk e morëm këtë masë në pranverë të 2020 duke izoluar të moshuarit në azile e shtëpi kurimi? E kjo gjë nuk funksionoj

Profesor ju jeni për një lockdown të përgjithshëm disa javor apo për një lockdown specifik në disa zona e me orare e masa specifike?

Mendoj se varet nga objektivi që kërkojmë të arrijmë. Nëse në këtë moment Italia do të bënte një investim të madh për të shtuar aftësinë e kryerjes së tamponeve, si dhe në teknologjinë informative e shtrirjen e testimeve  të gjithë popullsisë, do të sugjeroja lockdownin specifik me qëllim që të fitohej kohë për të ngadalësuar kurbën e infektimit e marrjen e kohës së duhur për t’u organizuar.

E nëse këtë moment që ndodhemi do të kryhet një lockdown i përgjithshëm , do të kemi si rezultat një bllokim të përcjelljes së virusit e që do shfaqet dukshëm. Në festat e fundvitit do të mbërrijmë me një numër më të reduktuar të kurbës së pandemisë por  në të njëjtën kohë do të jemi përsëri të papregatitur  e do të gjendemi pa rezultate të kosoliduar. Prandj këshilloj locdown specifikë e marrjen e kohës për t’u pregatitur e më pas  kryerjen e një lockdown të përgjithshëm  me një afat kohor 3-4 javë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një situatë nën kontrorll. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk është i aftë të përballoj 30-40 mijë raste infektimi në ditë, prandaj është i rëndësishëm reduktimi i menjëhershëm i numrit  të tyre me një plan specifik organizimi

Kategoritë
BotaLajme