“Nuk lejojmë që Trump dhe Netanyahu të fshehin të vërtetat e okupimit”

Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, ligjvënëse të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, të cilave u është penguar hyrja në Palestinë nga qeveria izraelite, i kanë bërë thirrje anëtarëve të tjerë të Kongresit që ata të shkojnë në Palestinë dhe të dëshmojnë nga afër “të vërtetat e pamëshirshme të okupimit”

Omar dhe Tlaib folën së bashku para mediave lidhur me thirrjen që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bëri të enjten ndaj qeverisë izraelite për të vendosur ndalimin e hyrjes në vend ndaj dy kongresisteve, transmeton AA.

Omar deklaroi se ndalesa në fjalë e vendosur nga qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, është bërë qëllimisht dhe i ka penguar ato që të bëjnë punën e tyre si anëtarë të zgjedhur të Kongresit.

Duke i bërë thirrje politikanëve amerikanë që të rishikojnë ndihmën financiare që kryhet ndaj Izraelit, Omar është shprehur se, “Ne ofrojmë më shumë se 3 miliardë dollarë në vit për Izraelin, sepse është një aleat i rëndësishëm në rajon dhe i ashtuquajturi ‘demokraci e vetme’ në Lindjen e Mesme. Por, mos lejimi i hyrjes në vend për anëtarët e zgjedhur të Kongresit dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes, mendimit të miliona njerëzve që ata të përcaktojnë të ardhmen e tyre nuk është një lëvizje që i përshtatet aleancës dhe një vendi demokratik. Si aleatë të tij, nëse do të ndihmojmë Izraelin ne duhet t’i kërkojmë qeverisë së Netanyahu-t të ndalojë vendbanimet e paligjshme në territoret palestineze dhe t’u japë palestinezëve të gjitha të drejtat”.

“Nuk duhet të lejojmë të fshehin nga ne të vërtetën e pamëshirshme të Izraelit”

Nga ana tjetër, duke u bërë thirrje homologëve të tyre në Kongres, Omar ka kërkuar që të shkojnë në Izrael dhe Palestinë dhe të vëzhgojnë se çfarë ndodh atje.

“Si deputete, besoj se ne të gjithë jemi përgjegjës për të vëzhguar realitetet në rajon me sytë tanë. Ne duhet të bëjmë kërkime parlamentare në lidhje me politikën e jashtme të vendit tonë dhe për miliona dollarë ndihmë që ju dërgojmë”, tha Omar.

Pasi ka njoftuar se nëse do të mund të shkojnë në Palestinë, ata do të takohen me shumë zyrtarë nga të dy palët dhe do të “hetojnë të vërtetat e pashprehura”, Omar duke i kërkuar anëtarëve të tjerë të Kongresit që t’i bëjnë këto gjëra, tha se “ne nuk mund të lejojmë që Trump dhe Netanyahu të fshehin të vërtetën e pamëshirshme të okupimit atje”.

Tlaib: Vendimi për të mos lejuar hyrjen, “përpjekje e qëllimshme për poshtërim”

Në anën tjetër edhe ligjvënësja tjetër amerikane me origjinë palestineze, Tlaib, është vërejtur se herë herë është emocionuar gjatë fjalimit lidhur me çështjen.

Përpjekjen e qeverisë Netanyahu për të mos lejuar hyrjen e saj në vend, pavarësisht se familja e saj jeton në Palestinë, Talib e ka cilësuar si një “përpjekje të qëllimshme për poshtërim”.

Ndaj pyetjes se përse nuk ka vajtur në Palestinë pavarësisht se Izraeli e lejoi në kuadër të një vizite familjare, duke bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë bashkë me familjen e saj, Talib tha se, “Unë jam një zog i lirisë. Përse nën kushte të tilla të hyj në një kafaz duke vajtur atje? Përse duhet t’i përulem (Izraelit), ndërkohë që unë fitova zgjedhjet dhe e kam bërë krenare gjyshen dhe që ajo ta mbajë kokën lart? Këtë vendim për anulimin e vizitës e kam marrë si rezultat të bisedës që kam kryer me të në orën 03.00 të mëngjesit dhe me anëtarët e tjerë të familjes sime”.

Të enjten, në një deklaratë Tel Avivi njoftoi refuzimin e vizitës në territoret e Palestinës për dy anëtaret e Kongresit Amerikan me arsyetimin se nxitin qëllimin për të mbështetur mendimin për bojkot ndaj Izraelit. Më pas në një deklaratë zyrtare, u njoftua se Tlaib-it i lejohej të vizitonte vetëm gjyshen e saj.

Vendimi i Izraelit u prit me zemërim në Palestinë dhe u cilësua si një “shuplakë e pamoralshme dhe e goditur ndaj popullit amerikan”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet