Nuk ka plane për takim mes Trumpit dhe Putinit

Aktualisht nuk ka plane për takim apo bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Tani për tani nuk ka lajme”, tha Peskov në pyetjen nëse ata ishin duke u përgatitur për një takim të dy liderëve, i cili mund të ndodh gjatë samitit APEK-ut në Vietnam në nëntor të këtij viti, ose nëse planifikohet zhvillimi i një bisede telefonike para samitit./Kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet