“Nuk ka asnjë udhëheqës që e mbron kaq hapur Islamin sa Erdoğani”

Zv/kryetari i organizatës joqeveritare “Jamra” në Senegal, Mame Mactar Gueye zgjodhi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, “Personaliteti i vitit 2020”

FATMA ESMA ARSLAN

Zëvendës kryetari i organizatës joqeveritare “Jamra” në Senegal, Mame Mactar Gueye zgjodhi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, “Personaliteti i vitit 2020”.

Gueye, zv/kryetari i “Jamra” që zhvillon aktivitete në fushat e arsimit, Islamit dhe çështjeve sociale që nga viti 1983, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) vlerësoi se pse kanë zgjedhur presidentin turk për “Personalitet të vitit”.

Ai tregoi se si organizatë që nga viti 2015 janë duke zgjedhur “personalitetet e vitit” në mesin e emrave që kanë kontribuar për shoqërinë.

“Deri më sot kishim zgjedhur senegalezët që kanë kontribuar për këtë shoqëri, por këtë vit dëshiruam të bëjmë një gjë më ndërkombëtare. Derisa mendonim se kush mund të jetë i dobishëm për gjithë njerëzimin e jo vetëm Senegalin, përcaktuam 4 emra. Nuk do t’i tregojë 3 emrat tjerë por vendimi i përbashkët i të gjithëve ishte Erdoğani. Për herë të parë zgjodhëm një emër jashtë Senegalit. Ishim 30 persona, asnjëri nuk kundërshtoi. Vërejtëm një gjë se përveç Erdoğanit, nuk ka udhëheqës tjetër në botë që e mbron kaq hapur Islamin”, u shpreh ai.

“E zgjodhëm ‘Personalitet të vitit’ Erdoğanin për shkak të guximit të tij në krizën e karikaturave në të cilën u portretizua Profeti Muhammed, për shkak të qëndrimit që mori kundër Islamofobisë në tërë botën dhe mbështetjes së tij ndaj komuniteteve të persekutuara”, shtoi Gueye.

“Lidhja që Erdoğan krijoi me ne është ndryshe nga ajo e kolonialistëve”

Gueye më tej rikujtoi se presidenti Erdoğan ka krijuar një marrëdhënie të bazuar në parimin ‘fito-fito’ me Afrikën e veçanërisht me Senegalin, duke potencuar se “Erdoğan krijoi me ne një lidhje të drejtë në përputhje me thelbin e Islamit, e jo si ish-kolonialistët me mendimin se ‘nuk mund të bësh asgjë pa ne'”.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen se presidenti turk nuk ka mbetur i heshtur ndaj fjalëve të presidentit francez, Emmanuel Macron që kanë shënjestruar Islamin. “Erdoğan edhe njëherë mori përsipër përpjekjen. Bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze”, tha Gueye.

“Jamra”, sipas Gueye, më 26 tetor i ka dërguar një letër proteste ambasadës franceze në Dakar si dhe ka organizuar një protestë të madhe me pjesëmarjen e shumë organizatave joqeveritare në mbarë vendin më 7 nëntor kundër Islamofobisë.

Gueye më tej u shpreh se dëshirojnë që t’i japin një dhuratë simbolike presidentit Erdoğan, por nuk dinë si ta bëjnë këtë.

Kategoritë
BotaLajme