Nuk e pagoi për festë, hyn me ekskavator në hotel (Video)

​Një punëtor i pakënaqur për shkak të mos pagesës shkatërroi me ekskavatorin e hyrjen e hotelit ku punonte.

John Manley, baba i dy fëmijëve, pretendon se punëdhënësi duhej ta paguante për punën gjatë Krishtlindjeve.

Dëmin e bëri më 21 janar të këtij viti dhe vetëm tani kanë filluar seancat dëgjimore ku 35-vjeçari e pranoi fajësinë.

Vendimi për John Manley do të jepet më 1 nëntor.

E gjithë ngjarja që ndodhi në Liverpul është filmuar nga disa dëshmitarë përmes telefonave.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet