Norvegjia, vendi i parë për përdorimin e makinave elektrike

Norvegjia bëhet vendi i parë në botë që shitjet e makinave elektrike janë më të larta se ato me benzinë apo naftë. Vendi nordik i ka vendosur një sfidë vetes që deri më 2025-ën të mos ketë më asnje makinë nafte apo benzine në Norvegji.

Norvegjia bëhet vendi i parë në botë për përdorimin masiv të makinave elektrike.

Vendi nordik, në vitin 2020, saj statistikeva të publikuara këtë javë, tregon se shitja e makinave elektrike kapërceu ato me benzinë, naftë apo motorë hibridë.

Makinat elektrike përbënin 54.3% të të gjitha makinave të reja të shitura në vendin nordik për vitin 2020, duke regjistruar një rekord global.

Trendi rritës ka qenë marramendës, ku një dekadë më parë vetëm 1% e tregut zotërohej nga makinat elektrike, ndërsa sot mbi 50%.

Norvegjia i ka vendosur vetes një sfidë të madhe, që të bëhet vendi i parë që nuk përdor makina me benzinë apo naftë deri në vitin 2025.

Edhe pse vendi nordik është prodhues i naftës, ai i përjashton automjetet plotësisht elektrike nga taksat, për ta ruajtur sa më shumë që të jetë e mundur natyrën dhe ekosistemin.

“Ne jemi padyshim në rrugën e duhur për të arritur objektivin e 2025-ës”, tha Shefi i zyrës së Transportit rrugor Oeyvind Thorsen në një konferencë shtypi.

Shitjet e automjeteve elektrike dhe politikat e ndjekura për to, do të vazhdojnë të rriten në 2021-shin, thanë analistët e industries së automobilave dhe shpërndarësit e makinave, teksa pritet që më shumë modele të vijnë në treg.

“Parashikimi ynë është që makinat elektrike të kalojnë 65% të tregut në 2021-shin”, tha Christina Bu e cila kryeson një grup interesi për emetimet zero të karbonit në natyrë.

Kategoritë
BotaLajme