Norvegjia është vendi i parë që heq transmetimet FM radio

Norvegjia është vendi i parë që do të heqë transmetimin analog radiofonik.

Sipas një lajmi të BBC, Norvegjia do të jetë vendi i parë që do ti japë fund transmetimeve analoge të FM radio. Sinjalet analoge do të mbyllen, ndërsa vendin e këtij transmetimi do ta marrë ai transmetimeve audi dixhitale (DAB).

Radiot lokale të cilat do të mund të kryejnë transmetim përmes DAB, do të kenë 5 vite kohë për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme.

Në kalimin në transmetimin DAB do të ndikohen 7.9 milionë përdorues. Edhe pse radiot dixhitale nuk kanë kosto aq të lartë sa ato FM.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet