Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tunizi

Xhudistja shqiptare, Nora Gjakova e ka fituar sot medaljen e Artë në “Tunis Grand Prix 2018”.

Nora e mposhti në finale xhudisten nga Koreja e Jugut, Youjeong Këon, në kategorinë deri 57 kilogramë.

Këtë suekse Gjakova e arriti, pasi e siguroi medaljen e argjendtë duke e mposhtur në gjysmëfinale xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper.

Shansin për të rrëmbyer medaljen e artë e kishte edhe Distria Krasniqi, por humbi në finale nga braziliania, Jessica Pereira, për të rrëmbyer vetëm medaljen e argjendtë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet