Njohja e diplomave turke në Shqipëri, Ministria e Arsimit me dy standarde

Me mijëra shqiptarë shkojnë në Turqi për studimet e shkollës së mesme, të lartë, nivelit master dhe doktoraturë. Kjo jo vetëm për faktin që mes dy popujve ka një lidhje kulturore, jo vetëm për shkak të lehtësirave të shumta dhe ndihmës së madhe të shtetit dhe popullit turk, si dhe shqiptarëve që jetojnë atje ndaj studentëve shqiptarë, por edhe si rrjedhojë e cilësisë së lartë të arsimit dhe kualifikimeve cilësore. Por ç’ndodh me diplomat e shqiptarëve që studiojnë atje? A njihen ato nga autoritetet shqiptare? Në fakt me anë të këtij shkrimi dua të nxjerr në dritë sorollatjet që kjo ministri bën ndaj qindra studentëve shqiptarë që kanë përfunduar studimet për shkencat teologjike në këtë vend. Rasti nuk është për të gjithë, pasi mbi 10 persona kanë në dorë njohjen e diplomës së tyre dhe këto njohje janë bërë në kohë të ndryshme pa qenë të kushtëzuar me vendimet e MASH-it.

Njohja e tyre është bërë konform ligjit, por dhjetëra rasteve të tjerë iu refuzohet njohja pa pasur asnjë mbështetje ligjore.

Shkeljet e afateve te vlerësimit të dosjeve dhe të kthimit të përgjigjeve janë më të zakonshmet që ndodhin në këtë çështje. Sorollatje nga më të ndryshmet janë thuajse pjesë normale e këtij procesi…

Nuk më ka ardhur shkresa, nuk na ka kthyer përgjigje nga fakulteti dhe nuk dimë gjë, janë vetëm disa nga përgjigjet që jepen nga QSHA-ja.

Por ku qëndron problemi i mosnjehsimit së këtyre diplomave? Është thjeshtë një byrokraci me një burim dhe zanafillë të errët dashakeqëse që zgjedh dhe njeh disa dhe nuk njeh disa të tjerë apo është neglizhencë e punonjësve të departamentit në fjalë të ministrisë?

Njihuni me një udhëzimi të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 17 datë 03.08.2016 për procedurat dhe kriteret për njohjen dhe njehsimin në Republikën e Shqipërisë, të diplomave, certifikatave, gradave shkencore dhe titujve akademikë të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara, jashtë vendit. Pika 2 e këtij udhëzimi thotë se ‘Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk shqyrton aplikimet për rastet si më poshtë: VI – Certifikata, diploma universitare dhe grada shkencore të fituara në institucione fetare të arsimit të lartë, përjashtuar diplomat me drejtim civil studimi.

Pika e mësipërme thotë qartë që njihen diplomat e universiteteve të Turqisë në bazë të një marrëveshjeje mes dy shteteve për njohjen e ndërsjellë të diplomave, por nuk mund të njihen diplomat e lëshuara nga kurset fetare.

Diplomat për njehsim të depozituara në MASH janë diploma të lëshuara nga universitete shtetërore dhe jo me drejtim civil studimi në Turqi, të bazuara në një sistem arsimor sipas standardeve të Bolonjës. Këto diploma në një tjetër formë quhen ndryshe dhe si diploma të gjelbra, pasi njihen në të gjithë Europën, por çuditërisht, tekat e një komisioni apo një urdhër i mundshëm nga lart ka bërë që shumë studentë të mos marrin të drejtën e tyre.

Në kuadër të një kërkese për këtë çështje drejtuar Këshillit të Lartë të Turqisë për Arsimin (YÖK) na vjen një përgjigje ku thuhet: ‘Turqia dhe Shqipëria janë shtete anëtare të Këshillit të Europës. Dhe që të dy janë në pozitën e shteteve nënshkruese të konventës së njohjes së Lisbonës. Konventa e njohjes së Lisbonës është instrumenti ligjor kryesor për njohjen e kualifikimeve në të gjithë Europën. Në konventë thuhet qartë se: Çdo vend do të njohë kualifikimet qoftë për qasje në arsimin e lartë për periudhat e studimit ose për gradat e arsimit të lartë- si të ngjashme me kualifikimet përkatëse në sistemin e vet. Nëse nuk mund të tregojë se ekzistojnë dallime thelbësore midis kualifikimeve të tij dhe kualifikimeve për të cilat kërkohet njohja. Nisur nga kjo përgjigje ne e dimë shumë mirë që ka institucione ekuivalente dhe nuk ka asnjë pretendim të kundërt.

Për shkak se rastet në fjalë janë mbi 200, çështja është ngritur edhe në rang institucional dhe madje edhe vetë institucionet zyrtare turke kanë kërkuar shpjegim për këtë situatë, por gjithsesi mbetet ende i pa zgjidhur kallvari i qejfeve individuale ose i interesave të organizatave okulte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe që nuk dëshirojnë aspak t’iu japin të drejtën qindrave të rinj të diplomuar në fushën përkatëse në Turqi.

Frekuenca.com

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet