Njihuni me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë

Gjeneralmajor Michele Risi, është në ditët e fundit të detyrës si komandant i KFOR-it në Kosovë.

Javën e ardhshme ai do të zëvëndësohet nga gjeneralmajori, Franco Federici.

Ceremonia e ndërrimit të komandës midis komandantit të KFOR-it në largim dhe atij në ardhje do të mbahet, më 16 nëntor 2020, në kampin ”Film City”, në orën 10:30.

Për shkak të masave kufizuese të Covid-19, KFOR-i nuk do të jetë në gjendje këtë vit që të mirëpresë si zakonisht të gjithë operatorët e medieve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet