Njihuni me kërpudhën bionike që prodhon elektricitet

Gjetja e mënyrave të pastra për të gjeneruar energji është prioritet i shkencëtarëve të etur, për të ulur shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile. Tani, një ekip hulumtuesish amerikanë thonë se ata kanë gjetur një mënyrë për të bërë energji miqësore me mjedisin, duke përdorur kërpudha bionike të mbuluara me baktere.

Grupet e cianobaktereve që prodhojnë energji janë bashkangjitur në një kërpudhë tipike duke përdorur teknologjinë 3D të printimit, së bashku me një rrjet elektrodash për të shfrytëzuar fuqinë që prodhojnë.

Cyanobakteret janë të zakonshme në tokë dhe në oqeane dhe shkencëtarët janë të intriguar nga aftësia e tyre për ta kthyer dritën në energji nëpërmjet fotosintezës.

Sfida që po përballen shkencëtarët është jetëgjatësia e cianobakteeve, të  cilat nuk jetojnë gjatë në sipërfaqe artificiale.

Megjithatë, kërpudha siguron kushte të mëdha për bakteret që prodhohen në sajë të një kombinimi ushqyes, temperaturës dhe lagështisë. Shkencëtarët zbuluan se ata mbijetuan disa ditë më gjatë në kërpudha sesa në sipërfaqet e tjera.

Hulumtimi u krye nga Manu Mannoor dhe Sudeep Joshi i Institutit të Teknologjisë Stevens në New Jersey. Ata thonë se hulumtimet e tyre tregojnë mundësitë e “simbiozës së projektuar” midis organizmave dhe materialeve  jofrymorë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet