Njihuni me haxhiu më të vjetër, mosha e tij do t’ju befasoj!

Një burrë indonezian që pretendon të jetë 130-vjeçar arriti në Mbretërinë Saudite te  Mërkurë për të kryer haxhin në Mekë, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Ohi Aidros Samri mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti  Abdulaziz me familjen e tij prej gjashtë vetësh. Ai është duke u pritur nga Programi i Mysafirëve të Haxhit dhe Umres së Mbretit Salman për të kryer ritualet e Haxhit këtë vit.

Samri, i cili besohet të jetë personi më i vjetër që ka kryer ndonjëherë haxhin, u mirëprit nga një numër i zyrtarëve sauditë.

Personi më i vjetër për të kryer haxhin e mëparshëm ishte 104-vjeçari Ibu Mariah Marghani Muhammad nga Indonezia. Ajo bëri haxhin e saj në vitin 2017.

Nëse mosha e Samrit do të vërtetohej ndërkombëtarisht, ai do të ishte një nga njerëzit më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai nder u mbajt zyrtarisht nga gruaja franceze Jeanne Calment e cila ishte 122 kur vdiq në 1997, megjithëse një studim ka kundërshtuar rekordin.

Një tjetër burrë indonezian, Saparman Sodimejo, i njohur gjithashtu si Mbah Gotos, pretendoi se ishte 146 vjeç kur vdiq në vitin 2017.

Kategoritë
BotaKurioziteteLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet