Njihuni me ‘bishën e re’ BMW X7 (Video)

BMW paraqiti sot modelin e tij më të madh SUV, i cili do të jetë në shitje në 2019.

Vetura do të jetë globalisht e disponueshëm në dy opsione  benzinë dhe po ashtu dy opsione dizel, në varësi të tregut.

Në Evropë do të ketë një benzinë me 340 kuaj fuqi, dhe dy motorë dizel, me 265 kuaj fuqi, përkatësisht 400 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Motorizimi ndryshon në varësi të tregut ku do të ofrohet X7.  Konsumatorët në SHBA do të kenë në dispozicion X7 xDrive40i dhe X7 xDrive50i benzinë.

“Më i dobët” i dy modeleve, xDrive40i, u mundësua nga një turbo-mbushës me 6 cilindra 3,0 litra me 340 kuaj fuqi. X7 nga 0 në 60 kilometra në orë përshpejton për 5.8 sekonda.

BMW X7 do të jetë premierë botërore në tokën amerikane në panairin e veturave në Los Anxhelos në nëntor dhe shitjet do të fillojnë në 2019. Modeli bazë në SHBA kushton 73.900 dollarë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet