Njeriu që “tronditi” botën e futbollit, njihuni me sheikun miliarder, bin Mansour… (Foto)

47-vjeçari arab, ndryshe një miliarder me 19,5 miliard dollarë pasuri, pronari i klubeve angleze Manchester Cityt, Nju Jork City, Melbourne City e Yokohama Marinos, ai nuk ka gjë që s’ka bëre për prestigjin e tij personal, -shkruan Gazeta e Re.

Sheiku Mansour, është një person me shije te shumëllojshme, ai është i dashuruar pas kuajve dhe futbollit në veçanti.

Ai të njëjtën kohe ka pozitën e ministrit ne Emiratet e Bashkuara te Arabisë.

Bizneset e tij janë farmaceutika, aviacioni, metalet, transportet, turizmi dhe shumë të tjera. Ai është padyshim njëri nga biznesmenët më të pasur ne botë.

Ja disa nga pasurit e tij:

Ai posedon një automjet të tipit Aventador nje prodhim të veçante qe ekziston vetëm te ai, 6 Mercedes AMG off-roader, si dhe makina të tjera të tipit Rolls Phantom Coupe, Bentley Flying Spur dhe një Lamborghini Huracan prodhim te veçantë me një vlerë pre 2,5 milion dollarë.

Në anën tjetër ai ka një super-jaht me emrin ‘The Topaz’ ku sipas mediave emirate vlera e tij arrin në 456 milion euro.

Ai është patroni i 5 klubeve te njohura ndërkombëtarësh: Manchester Cityt, Nju Jork City, Melbourne City, Yokohama Marinos dhe Al-Jazeera.

Hoteli me i mire ne bote takon atij, ‘The Emirates Palace da Maonsour’ i ndërtuar në vitin 2005 ka kushtuar 2,5 milion euro. Nata ne këtë hotel fillon nga 10,000 mije euro.

Ai ka edhe një super-vile ne Spanje dhe Turqi, vlera e vilave arrin ne 1,5 milion dollarë.

Mansour është ortaku i kompanisë se aviacionit hapësinor ‘Virgin Galatic’

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet