Një vajzë tenton vetëvrasje, shpëtohet nga qytetarët

Një vajzë ka tentuar sot në Prishtinë vetëvrasjen, por ajo është shpëtuar nga disa qytetarë, transmeton Gazeta e Re.

Vajza kishte dal në terasën e një banesë në katin e tretë në rrugën “Agim ramadani”, dukë tentuar që të hedhet, por ajo është shpëtuar nga disa qytetarë, të cilët kishin hyrë në banesë dhe e kanë kapur atë para se të hidhej, raporton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë dhe ekipet mjekësore.

Nuk dihen arsyet që kanë shtyrë vajzën drejt këtij veprimi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet